Vazhdojnë gjobat për urbanët pa kondicioner. Specialistët: Masa e gjobës, e ulët
Nisja e kontrolleve nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, i ka detyruar drejtuesit e urbaneve t’i ndezin kondicionerët, që zakonisht i mbajnë të fikur për të kursyer karburantin e shoqërive të transportit.
Në linjën e Porcelanit prania e kontrolloreve e ka përmirësuar disi situatën. Linja e Unazës ka fluksin me të lartë. Vapa nuk mungon, por drejtuesit e autobusëve e kanë një justifikim.
Në ditët kur kontrollet mungojnë, shumica e urbaneve i mbajnë dyert dhe dritaret hapur. Dhjetëra prej tyre janë ndëshkuar. Por vete kontrolloret thonë se gjoba prej 2 mije lekesh është e papërfillshme.
Kryeqyteti ka mbi 30 linja të shërbimit urban. Aktualisht Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kontrollon vetëm 11 linja, ndaj të cilave, ditët e fundit, janë vendosur mbi 30 gjoba.
TV KLAN