12:40 07/01/2014Policia e Korçës nuk ka ende asnjë të dyshuar për shpërthimin me granatë në banesën e kryetarit të degës lokale të Partisë Demokratike në Pogradec.Në pytetje janë marrë rreth 30 persona, por sipas policisë asnjë prej tyre nuk ka dhënë informacione të vlefshme për ngjarjen.Nga hetimet paraprake rezulton se sulmi është kryer nga një person i vetëm, i cili pas hedhjes së granatës është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.Sipas policisë grupi hetimor është duke hetuar në disa pista, përfshirë edhe atë për shkak të detyrës.