Vazhdojnë përmbytjet në Lezhë e Shkodër


Vazhdojnë përmbytjet në Lezhë e Shkodër

17:25 23/01/2014 permbytjeMbi 3 mijë e 300 hektarë tokë si dhe dhjetra shtëpi në qarkun e Lezhës ndodhen nën ujë pas rreshjeve intensive të ditëve e fundit. Situata më problematike paraqitet në fshatin Barbolloje dhe Komunën e Kolshit. Ndërsa në zonën e Zadrimës niveli i ujit ka rënë me 50 cm.

Kreu i komunës së Kolshit Ferdinat Ndoj, thotë se duhen investime të mëdha për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Ndërkaq, niveli në zonën e Dajçit ka pësuar rënie të kuotës.

Si pasojë e reshjeve të dy ditëve më parë qindra shtëpi dhe mijëra hektarë tokë u përmbytën në zonën e Lezhës dhe atë të Shkodrës.





Të ngjashme