Vazhdojnë protestat për lumin Radika


Vazhdojnë protestat për lumin Radika

15:54 02/02/2014 radikaE diela është shëndrruar në një ditë proteste për besëlidhjen për mbrojtjen e lumenjve dhe mbështetësit e saj.

Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve vijoi protestën e saj përpara selisë së Kryeministrisë, duke kërkuar transparencë nga qeveria në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës.

Qytetarët i kërkojnë qeverisë që të informojë në lidhje me projektet që parashikojnë devijimin e lumenjve dhe të mos e lejojë një gjë të tillë.

Nuk janë të shumtë në numër, por besojnë se qeveria duhet të dëgjojë çdo zë të qytetarëve të këtij vendi. Ky spostim i ujërave sipas ambientalistëve dibran dhe pushtetit lokal, do të ketë ndikim katastrofal për florën dhe faunën e rajonit më të gjerë, ndërsa në Shqipëri do t`i ulë edhe më shumë prurjet e ujit në kaskadat hidroenergjetike në lumin Drin.

Ata premtojnë se do të rikthehen për t’i thënë jo devijimit të lumit radika për ndërtimin e hidrocentralit të Lukovës.

Pesë ministra të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë munduar disa ditë më parë, të qetësojnë banorët e Dibrës, por dhe të gjithë shqiptarët, se nuk do të ketë projekt "Radika" kundër interesave shqiptare.

Protestuesit shprehen se nuk jane vetem  sepse protestat kane nisur nga shqiptaret edhe jashte Shqiperise.

 

 





Të ngjashme