Vazhdon debati për sindromën e Ballkanit, uraniumi i varfëruar në Kosovë – (9 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sindroma e Ballkanit vazhdon të fitojë faqet e para të gazetave dhe raportet kryesore nëpër mediat elektronike. Takimet e fundit të Bashkimit Europian, takime që do të zhvillohen nesër mes krerëve të Aleancës, do të kenë si temë dite të njëjtën çështje. Uraniumi i varfëruar, duket se ka hapur një luftë të re politike.
Burime të sigurta brenda kontingjentit norvegjez në Kosovë, kanë bërë të ditur se ushtarët norvegjez, që pas rreth 3 muajsh do të marrin në dorë komandën e KFOR-it, kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e tyre, për këtë shërbim për arsye të çështjes së shumë përfolur të uraniumit. Po kështu Italia që ka pjesën më të madhe të ushtrisë së saj nëpër misione, po has këto ditë vështirësi për të rekrutuar ushtarë.
NATO vazhdimit ka pohuar se ka pasur përdorim të uraniumit dhe e ka quajtur atë të parrezikshëm. Sqarimet e kësaj çështje duket se do të venë në vijë vazhdimësinë e një misioni që duket në rrezik, por gjithashtu do të provojnë që e gjithë kjo është një propagandë e Europës kundër Amerikës./tvklan.al