Vazhdon evakuimi i banorëve në Shkodër
Banorët e Komunës Dajç në Shkodër, e cila është dhe një nga zonat më të dëmtuara nga përmbytjet e ditëve të fundit kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar me forcat e ushtrisë dhe Emergjencat Civile.
Deri në këto momente nga kjo komunë janë evakuuar 71 familje, ndërkohë kanë bashkepunuar dhe 20 familje të fshatit Mushan, 23 familje të fshatit Shirq, 8 familje në Belaj, 15 familje në Samrisht, si dhe 5 familje të fshatit Pentar.
Në Komunën Ana e Malit janë evakuuar 4 familje të fshatit Obot. Mësohet se shumica e banorëve kanë shkuar tek të afërmit e tyre, ndërkohë që ushtria krahas evakuimit të banorëve po punon dhe për shpëtimin e kafshëve.
Tv Klan