Vazhdon evakuimi i refugjatëve kosovarë në Kukës (30 Maj 1999)
Ritmet e evakuimit të kosovarëve që jetojnë në Kukës janë me hope. Gjatë ditës së djeshme ritmi i transportimit nga pika hyrëse në drejtim të rretheve të tjera kanë qënë më të ulëta. Ndërkohë dhe fluksi i të ardhurve nëpërmjet pikës doganore të Morinës ka qënë më i ulët se ditët e tjera.
Deri në orët e pasdites së djeshme në Kukës kanë hyrë 120 kosovarë kryesisht ish të burgosur në burgun e Smrekonicës. Ndërkohë serbët vazhdojnë të provokojnë me predha në kufirin shqiptar. Po në paraditen e sotme dy avionë serbë kanë fluturuar mbi fshatin Pogaj, Kishaj e Domaj dhe më pas janë larguar matanë kufirit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti