Vazhdon greva e urisë ndaj kompanisë “Bankers”


Vazhdon greva e urisë ndaj kompanisë “Bankers”

15:42 26/12/2016 https://youtu.be/gUfOY_l_WaA

Që prej të mërkurës në mbrëmje 10 banorë të fshatit Zharrëz në Fier kanë nisur grevën e urisë. Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa kompania Bankers Petrolium të ndalojë kërkimin dhe prodhimin e naftës në këtë zonë, si pasojë e të cilave atyre u rrezikohet jeta. Banorët akuzojnë konçesionarin e naftës se si pasojë e operacioneve të kërkimit, ka dëmtuar 117 shtëpi.  

Ministria e energjisë ka ngritur një grup pune për të bërë matjet e për të arritur në një konkluzion se kush i shkakton tërmetet në Zharrëz.

Përmes kësaj letre, ajo i kërkon  Shtabit të Emergjencave Civile marrjen e masave për banorët e fshatit, në mënyrë që të normalizohet situata. Te kontaktuar nga TV Klan, drejtues te ministrise thonë se kane urdhëruar ndërprerjen e operacioneve të injektimit të ujit në vendburimin e naftës që ndodhet në Zharrëz, deri në daljen e një konkluzioni se kush është përgjegjësi për lëkundjet. Zyrtarisht Ministria thotë se do të marrë masa përfundimtare  në zgjidhjen e kësaj situate.

Nëse përgjegjëse për tërmetet do të rezultojë kompania Bankers atëherë situata do të zgjidhet me evakuimin përfundimtar të banorëve, ose në mbylljen e operacioneve të kërkimit në puset afër kësaj zone.

 Në një letër drejtuar qeverisë, Bankers mohon  që te jetë shkaktare e lëkundjeve dhe shprehet se ato janë aktivitete sizmikie natyrore.

Tv Klan






Të ngjashme