Vazhdon mungesa e energjisë elektrike (26 Janar 1999)
Drita do të ketë sapo energjia elektrike të vijë nga Greqia. Kjo ka qënë e vetmja zgjidhje e konkluduar sot nga mbledhjet e gjata të specialistëve të Koorporatës Energjitike dhe drejtuesit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit. Pas disa bisedimesh me fqinjët grekë, ata kanë pranuar të exportojnë energji edhe pse kjo nuk do të shlyhet me mjete financiare por me natyrë.
Gjendja tepër e rëndë e Hidrocentralit të Fierzës në të cilin ka rënë në mënyrë të ndjeshme prurja e ujit, ka krijuar të njëjtën situatë dhe në hidrocentrale të tjera të kaskadës së Drinit. Si rrjedhojë mungesa e energjisë ka qënë pothuajse e plotë gjatë natës së djeshme dhe paradites së sotme.
Mungesa e korentit ka qënë shumë problematike për situatën e krijuar veçanërisht për furnizimin me bukë. Furrat e bukës kanë pritur sot rradhët e gjata të njerëzve. Gjithsesi Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit, premton stabilizimin e gjendjes./tvklan.al