Vazhdon përplasja për kontratat e artistëve


Vazhdon përplasja për kontratat e artistëve

16:03 24/04/2014 KumbaroProtestës së artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kundër kontratave të reja individuale i është pergjigjur Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Ajo u shpreh se kontratat e reja gjashtë mujore do të shërbejnë për të bërë kategorizimin e artistëve sipas performancës artistike të secilit.

Por për drejtuesin e sindikatave të artistëve, Reshat Ibrahimi, Ministria e Kulturës nuk mund të çbëjë kontratën kolektive pasi shkel kodin e punës dhe nenin 13 në ligjin për artin dhe kulturën. Sipas tyre kjo bëhet vetëm me vendim gjykate.

Në protestën e mbrëmjes së mërkurë, artistët deklaruan se këto kontrata nuk u japin asnjë garanci për të ardhmen e tyre dhe për këtë arsye do të vazhdojnë protestën e tyre.

tvKlan





Të ngjashme