Vrasja e 17- vjeçarit, burg për 3 të arrestuarit: “Nuk e njihnim Arditin”


Vrasja e 17- vjeçarit, burg për 3 të arrestuarit: “Nuk e njihnim Arditin”

14:03 10/08/2016

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga katër të ndaluarit për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në Landfillin e Sharrës.

Togat e zeza e kanë cilësuar të ligjshëm ndalimin për Besnik Brahan, përgjegjës i firmës 3K, Edmond Kollarin, drejtues eskavatori dhe Dëfrim Hakramën, përgjegjës turni.

Ndërsa për përgjegjësin e punonjësve, Bujar Daja, është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.

gjykata per gjoklajn

Ata akuzohen nga Prokuroria për "Shkelje të rregullave në punë". Sipas hetimeve, 17-vjeçari Gjoklaj dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një eskavator, gjatë punës në landfill.

Të akuzuarit mësohet të kenë deklaruar se nuk e njohin adoleshentin dhe nuk e kishin idenë se si ai kishte hyrë në landfill, pavarësisht se kishte disa muaj që punonte aty.

aridit gjoklaj sss

Ardit Gjoklaj, u gjet i vdekur ditën e dielë, në vendin e grumbullimit të plehrave në Sharrë, me dëmtime të shumta në kokë, trup dhe gjymtyrë.

Familjarët e tij kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, duke pretenduar se djali i tyre është vrarë dhe trupi u fsheh për më shumë se 10 orë.

Mbetet ende në kërkim pronari i firmës 3R SHPK, Edurim Teqja, i cili akuzohet për mungesë të kushteve të punës.

Tv Klan





Të ngjashme