Vdekja e 32-vjeçarit, deputeti i PS: Ishte shumë herët për ty të ikje


Vdekja e 32-vjeçarit, deputeti i PS: Ishte shumë herët për ty të ikje

10:52 22/08/2018

Njëri prej viktimave të aksidentit të superstradës Shkodër- Lezhë, ka qenë i afërt i deputetit të Partisë Socialsite Pjerin Ndreu. Deputeti ka shprehur dhimbjen për humbjen nga jeta të Gentian Tomës, pasi makina me të cilin po udhëtonte së bashku me kushëririn e tij Robert Ejlli u përplas me një kamion.

[caption id="attachment_411556" align="aligncenter" width="960"] Viktima Gentia Toma 32 vjeç[/caption]

Deputeti ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, ku shpreh dhimbjen nga jeta të Tomës.

Statusi i plotë:  

Gentian Toma, ishte shume herët për ty me ike..! Do i mungosh familjes, por dhe ne. Të kishim shok të mirë, krah të fortë. Një djalë me vlera që do e kujtojmë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku im !

/tvklan.al





Të ngjashme