Vdekja e 4-vjeçarit, policia ndalon 2 zyrtarët e Bashkisë

Foto ilustrim

Vdekja e 4-vjeçarit, policia ndalon 2 zyrtarët e Bashkisë

10:52 23/05/2020

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Berat ku humbi jetën një 4-vjeçar, policia ka ndalur Drejtorin e shërbimeve në këtë bashki, përgjegjësin e ndriçimit në zonat urbane, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dhe 4 elektricistë.

4-vjeçari humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po luante në pedonalen e qytetit.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se  të ndaluarit janë 32 vjeçari me inicialet P. I., dhe 61 vjeçari me iniciale LL.H. /tvklan.al






Të ngjashme