Vdekja e 53-vjeçarit në QSUT, Berisha: Një vrasje tjetër shtetërore e çunave të krimit


Vdekja e 53-vjeçarit në QSUT, Berisha: Një vrasje tjetër shtetërore e çunave të krimit

23:02 18/09/2016

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Fadil Hoxhës në QSUT ditën e sotme, të cilën e cilëson si një akt të shëmtuar kriminal. Përgjegjës për vdekjen e tij Berisha bën policinë, pasi kjo e fundit sipas tij, duke cituar edhe deklaratën e familjarëve nuk ka lejuar që të futeshin tek i sëmuri ilaçet jetike të zemrës.

“Një vrasje tjetër shtetërore e çunave të krimit”,

thotë Berisha , i cili i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë për këtë ngjarje dhe të vendosë para ligjit autorët.

“Të dashur miq, sot vdiq nga sëmundje akute zemre në QSUT qytetari Fadil Hoxha 52 vjeç, i cili prej disa ditësh ndodhej i arrestuar në qelitë e komisariatit të Lushnjes me akuzën e një qytetari tjetër se i kishte marrë ullinj. Familjarët e të ndjerit njoftojnë në media se Fadili vuante prej kohësh nga zemra dhe se këtë ja kishin bërë me dije edhe policisë. Familjaret akuzojnë policinë se kjo e fundit nuk i lejoi t’i dërgonin në qeli ilaçet e zemrës Fadilit. 

Si zakonisht çunat e krimit nuk pranojnë akuzën, e cila është konkrete me datë dhe emra ilaçesh, të cilat nuk u lejuan të futen tek i sëmuri. 

Këto të dhëna akuzojnë për një vrasje shtetërore nga mohimi i mjekimit jetik për të sëmurin Fadil Hoxha, ndaj i bëj thirrje prokurorisë të vendosë para ligjit autorët e këtij akti të shëmtuar kriminal!”/tvklan.al






Të ngjashme