Vdekja e aktivistit të VV, debat në Kuvendin e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që në Parlamentin e Kosovës të diskutohet për vdekjen e aktivistit, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, por kjo nuk është bërë e mundur, sepse shumica e deputetëve kanë refuzuar të votojnë për të diskutuar këtë rast.
Ndërsa deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Nismës për Kosovën kanë qenë të gatshëm të flasin për këtë çështje, kanë qenë ligjvënësit nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike që kanë refuzuar të bëjnë diskutime derisa të ketë rezultate zyrtare nga institucionet për rastin.
Pasi është refuzuar kërkesa e VV-së për këtë diskutim, deputetët e kësaj force politike kanë dalë nga salla e Kuvendit. Bashkë me ta kanë dalë edhe deputetët e AAK-së e Nismës./ tvklan.al