Vdekja e Ardit Gjoklaj, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm dy të akuzuarit


Vdekja e Ardit Gjoklaj, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm dy të akuzuarit

15:44 19/04/2018

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Defrim Hakramën dhe Edmond Kollarin, të cilët ishin akuzuar nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Ata akuzoheshin nga Prokuroria për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit.

Hakrama mbante detyrën e përgjegjësit të firmës “3R” e cila menaxhonte landfillin e Sharrës. 17-vjeçari gjeti vdekjen në Gusht të vitit 2016, gjatë kohës që punonte në vendgrumbullim e plehrave.

Tv Klan






Të ngjashme