Vdekja e dy të rinjve, mesazhet e të afërmve/ “Nuk kam për ta besuar kurrë, u prefshi në paqe vëllezër”
Jeta e tyre u pre në mes nga një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Arapaj të Roskovecit në Fier. Amarildo dhe Festim Dogani u përcollën sot për në banesën e fundit nga familjarët, të afërmit dhe miqtë. Shpejtësia e një automjeti u mori jetën dy djemve të xhaxhallarëve 24 dhe 29 vjeç edhe pse ata ishin duke ecur mbi trotuar.
Dy të afërmit e tyre kanë shprehur dhimbjen në rrjetin social Facebook. Ata thonë se nuk kanë për ta besuar këtë që ndodhi dhe jeta është kaq shumë e shkurtër.Këtë gjë nuk kam për ta besuar kurrë..
U prefshi në paqe vëllezër😭😢
O re vëllezër çdo gjë është kaq e shkurtër në jetë sa që akoma nuk mund të besohet kjo që u ndodhi, u preshit ne paqe....
Drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari Amarildo Çalameni u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak minuta më vonë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Tvklan.al mësoi se 21-vjeçari është një shofer problematik. Amarildo Çalameni 21 vjeç rezulton të jetë gjobitur disa herë për shkelje të ndryshme administrative. Mësohet se ai është ndëshkuar 10 herë me gjobë./tvklan.al