Vdekja e Erieta Sokolit – (14 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Zija dhe lotët kanë mbërthyer sot famijen e Erieta Sokolit. Eri nuk jeton më. Nëna Remsie, babi Enest, vëllai Kreshnik dhe motra Blerta kanë në duar vetëm fotografinë e Erit, nënës së dy fëmijëve, trupi i së cilës është gjetur dje i pajetë në fshatin Romanat të Durrësit.
Prindërit dhe të afërmit e saj të mbytur në lotët mallkojnë dorën që vrau bijën e tyre. Vetëm zemra e një nëne e di se çdo të thotë të mos shohësh më kurrë buzëqeshjen e fëmijës. Vaji dhe zija kanë pushtuar sot familjen e Erit./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari