Vdekja e ish-drejtorit të Galerisë së Arteve/ Rama: Lamtumirë o mik!
Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen pas ndarjes nga jeta të ish kreu i Galerisë se Arteve Gëzim Qëndros. Me një mesazh në rrjetin social Facebook, Rama i jep Lamtumirën studiuesit të artit.
Statusi i plotë:
Hidhërim për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros, një mik i mirë, fjalëpakë e punëshumë, studiues i zoti i artit e njeri i rrallë, që nuk i’a doli dot mbi sëmundjen e rëndë, por la pas kujtimin e bukur të kulturës e të fisnikërisë së tij të posaçme.
Lamtumirë o mik!
/tvklan.al