Vdekja e Sulajt nga zjarri në qeli, familjarët: U vra qëllimisht, shteti të zbardhë ngjarjen


Vdekja e Sulajt nga zjarri në qeli, familjarët: U vra qëllimisht, shteti të zbardhë ngjarjen

15:58 01/08/2016

Dy ditë pas vdekjes së Flamur Sulajt në qelinë e burgut në Shënkoll si pasojë e një zjarri, familjarët e tij hedhin poshtë pretendimet se djali i tyre është vetëvrarë. Ata kanë një tjetër version, duke pretenduar se 32 – vjeçari është vrarë.

Babai i tij, Nuredin Sula kërkon zbardhjen e kësaj ngjarje.

Të njëjtën gjë thonë edhe familjarët e tjerë të 32 – vjeçarit, të cilët pohojnë se Sulaj vuante nga depresioni.

Flamur Sulaj, pasditen e të shtunës u gjet i asfiksuar në banjon e qelisë së tij poshtë lavanit, si pasojë e një zjarri. Shkaqet dhe motivet e tij ende nuk janë zbardhur.

Tv Klan






Të ngjashme