Vdekja e turistes ruse/ Ekspertiza e plotë, zbardhet përgjegjësia e Ermal Fatajt


Vdekja e turistes ruse/ Ekspertiza e plotë, zbardhet përgjegjësia e Ermal Fatajt

12:16 07/09/2017

Kanë dalë rezultatet e plota të ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e turistes ruse 15-vjeçare Ksenia Ryok, e cila u gjet e pajetë më 21 korrik në plazhin e Ksamilit.

Në helikën e skafit të Ermal Fatajt u gjetën disa fije floku, që dyshohet se i përkasin adoleshentes ruse. Kjo është e vetmja provë që mban në burg si të dyshuar Ermal Fatajn.

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore:

1. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.

2. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 2) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.

3. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 3) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.

Ditën e djeshme, Gjykata e Sarandës vendosi edhe 30 ditë të tjera paraburgim për Ermal Fatajn, pasi Laboratori i Policisë Shkencore nuk ka mundur të përfitojë një profil gjenetik nga krahasimi i fijeve të flokëve të gjetura në skafin e Fatajt, me ato të viktimës. Në raportin e dorëzuar në limitin e afateve ligjore, ekspertët kanë sqaruar se në këtë rast duhet të kryhet analiza e ADN-së mitokondriale. /

tvklan.al






Të ngjashme