Vdekja e vogëlushes, mjekja refuzoi ta operojë sepse ishte me vonesë
Një vogëlushe 5-vjeçare ka vdekur, pasi vuante nga astma dhe mjekja refuzoi ta vizitonte dhe me pas të linte takim tjetër për operacion. Arsyeja ishte shokuese, pasi nëna e vajzës së vogël shkoi 5 minuta me vonesë në takim dhe duhet të priste në linjë për të folur me recepsionisten.
Ellie-May Clark, vuante nga astma dhe do bëhej operacion, pasi një ditë u sëmur në shkollë. Shanice Clark kishte lënë takim në klinikë, por nuk mundi të shkonte në kohë. Doktoresha Joanne Rowe i tha nënës së vogëlushes të kthehej të nesërmen, pasi ishte me vonesë. Shanice Clark u kthye tek vajza e vogël e cila ishte me lot në sy e pyet nënën, “pse mjekja nuk do të më shohë"? Atë natë, Shanice e vuri Ellie-May në krevat dhe e kontrolloi atë çdo 10 minuta deri minuta. Disa orë më vonë vogëlushja ndërroi jetë. Ajo kishte rënë nga krevati dhe nëna e saj e gjeti të shtrirë përtokë. Edhe pse Shanice telefonoi menjëherë urgjencën, ishte tepër vonë. 5-vjeçaraj vdiq në 25 Janar të 2015 dhe shkaku i vdekjes ishte astma bronkiale. Pas hetimeve të bëra rezultoi se nëna e vogëlushes ishte 10 minuta me vonesë dhe spitali ka rregulla strikte dhe nuk mund të pranonte që ajo të hynte në operacion. Wendy James, gjykatëse e lartë në South Wales, Angli, tha se ishte e papranueshme që Ellie-May ishte kthyer në shtëpi pa asnjë vlerësim ose këshilla nga mjekët se çfarë duhet të bënë nëna e saj nëse gjendja e saj do të përkeqësohej./tvklan.al