Vdekja tragjike e adoleshentes 16-vjeçare
Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht, pasi trupi i saj është gjetur në shinat e trenit. 16-vjeçarja Taiyah Grace Peebles po kthehej në shtëpi së bashku me një grup shokësh, para se të ndahej prej tyre rreth orës 23:00 me orën lokale të Anglisë.
Por, trupi i saj u gjet i pajetë të nesërmen në mëngjes në shinat e trenit. Pesë trenat kishin kaluar atë mëngjes në ato zonë hekurudhore që udhëtonin nga Kenti në Londër. Pasi u zbulua trupi i pajetë i adoleshentes, u mbyll energjia elektrike në shina dhe shërbimi hekurudhor u pezullua. Mendohet se 16-vjeçarja humbi jetën nga energjia elektrike e shinave në momentin kur ka kaluar mbi to. Megjithatë shkaku i vdekjes së saj ende nuk është konfirmuar. Policia është duke mbledhur informacion nga dëshmitarë apo kalimtarë të rastit që mund të kenë parë vajzën pasi u nda nga shoqëria./tvklan.al