Vdekje në Lushnje dhe vrasje në Shkodër (25 Janar 1999)
Vdekje enigmatike në spitalin e Lushnjes. Mjekët e këtij spitali janë përballur dje me një rast të vështirë. Pacientja me emër Savete Traga është shtruar dje me urgjencë pranë reanimacionit mjekësor. Mjekët kanë konstatuar se 31 vjeçarja është helmuar me fosfosinë. Doza e madhe e helmimit i ka marrë jetën 31 vjeçares Traga. Shkaqet e helmimit sipas mjekëve dhe policisë,mbeten akoma enigmë.
Një tjetër e sëmurë po në Lushnje ka humbur jetën. Dhoksi Daka 76 vjeç e sëmurë me të meta mendore është gjetur e vdekur brenda një kanali në Divjakë. Policia ka gjetur kufomën pasi ishte sinjalizuar nga disa banorë të asaj zone. Sipas familjarëve të moshuarës së sëmurë, ajo ishte larguar nga shtëpia me datë 8 Janar të këtij viti dhe që atëherë nuk dihej asgjë për të.
Në qytetin e Shkodrës atentatet dhe krismat kanë filluar të ndodhin dhe brenda ambienteve mjekësore. Dje rreth orës 22:00 Nikolin Leka ka qëlluar në ambjentet e maternitetit të Shkodrës shtetasit Fran Rukaj dhe Martin Pëllumbi, plagët e të cilëve nuk përbëjnë rrezik për jetën. Por ka qënë e mjenëhershme përgjigja e njërit prej të plagosurve.
Pikërisht Frank Rukaj, sapo ka marrë veten nga plagët, duke dashur t’a zgjidhë këtë problem me vetëgjyqësi, ka tentuar sot të vrasë atentatorin e tij, Nikolin Leka i cili ka shpëtuar në momentin e fundit. Policia, sapo është vënë në dijeni të ngjarjes së dyfishtë, i është vënë në kërkim autorëve dhe ka ndaluar 2 protagonistët. Si prova materiale u morën armët e tyre një pistoletë TT dhe një automatik model 56./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj