Vdes 24-vjeçari shqiptar, e qëlluan me thikë në rrugët e Athinës
Një 24-vjeçar shqiptar është gjetur orët e para të mëngjesit të së hënës me plagë të rënda në trup në rrugët e Greqisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kipseli të Athinës në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” dhe “Patision”, ku shqiptari banonte.
I riu ndërroi jetë në ambulancë pa patur mundësinë të transportohej për në spital.
Policia greke ka njoftuar familjen e 24-vjeçarit që ndodhet në Shqipëri.
Dyshohet se vrasja ka ardhur pas një grindje për çështje personale por ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al