Vdes 3-vjeçari pasi u përpoq të këpuste një lule për të ëmën
Fotoja e të voglit Jimmy Seccull ka bërë xhiron e botës. 3-vjeçari i adhurueshëm duke i qeshur para kullës Eifel, në kodrat e Austrisë dhe në kampin e malit Everest. Kur ai ishte 3 vjeç, u përplas nga një tren, pasi po vërdallisej në shinat që ndodhin prapa shtëpisë së tij në Ballarat, Victoria.
Doktorët u përpoqën ta shpëtonin, por nuk mund të bënin më asgjë. Prindërit e tij, Jon dhe Michelle, morën vendimin për të dhuruar organet e tij dhe Michelle tha se kishin vendosur të hapnin një fondacion me emrin e tij për të bërë apel për dhurimin e organeve. Fotot që tregojnë djalin e tyre duke qeshur në shumë vende të botës tregojnë se mesazhi është përcjellë. “Kjo është një mënyrë që njerëzit ta kujtojnë atë për një kauzë të mirë”, tha babai i Jimmyt. “Fondacioni është trashëgimia e Jimmyt”, u shpreh ai./tvklan.al