Vdes 40-vjeçari nga droga, “Klan Plus” në godinën që po kthehet në morg të narkomanëve


Vdes 40-vjeçari nga droga, “Klan Plus” në godinën që po kthehet në morg të narkomanëve

22:40 05/02/2018

Bardhyl Shkreta është viktima e fundit nga përdorimi i drogës në kryeqytet. 40-vjeçari është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në këtë godinë në Kombinat.

Shkreta, i njohur edhe me pseudonimin Loku, ishte përdorues narkotikësh prej 20 vitesh. Ai banonte me familjen në Vaqarr, ndërsa dozën e përditshme të heroinës e injektonte në këtë godinë të kthyer në morg për narkomanët. 

Edhe përpara 1 muaji në të njëjtën ndërtesë u gjet edhe 32-vjeçari Arbër Tërpollari në të njëjtat kushte. Godina, e cila ndodhet shumë pranë qendrës shëndetësore në Kombinat përpara rajonit të policisë Nr.6 dhe shkollës 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, është kthyer në një vend potencial për të gjithë konsumatorët e drogës në këtë zonë.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Megi Fagu






Të ngjashme