Vdes 53-vjeçarja në autobusin e linjës Tiranë e Re
Një 53- vjeçare ka humbur jetën teksa ishte duke udhëtuar në autobusin e linjës Tiranë e Re. Sipas njoftimit të policisë mësohet se 53- vjeçarja me inicialet L.F banuese në Dibër ka humbur ndjenjat brenda në urban.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se 53-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e “arrestit kardiak”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al