Vdes 66-vjeçari që punonte me autokombajnë
Një 66-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme duke punuar me autokombajnë në fshatin Selenicë të Ersekës.
Sipas policisë, viktima me iniciale B.N po punonte me autokombajnë kur ra në kontakt me energjinë elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
/tvklan.al