Vdes bashkëshorti i 130 grave… kishte 203 fëmijë


Vdes bashkëshorti i 130 grave… kishte 203 fëmijë

15:19 30/01/2017

Një klerik mysliman, i martuar me 130 gra, u nda nga jeta në moshën 93 – vjeçare, duke lënë pas 203 fëmijë.

Mohammed Bello Abubakar vdiq nga një sëmundje e panjohur,  në shtetin e Nigerit dhe në varrimin e tij morën pjesë me qindra persona.

Sipas të përditshmes “Daily Mail”, besohet se disa prej grave të tij janë aktualisht shtatzënë.

Asistenti personal i klerikut deklaroi se përpara se të vdiste, ai kishte patur një parandjenjë.

Në 2008 – ën, ai u përball me kritika nga predikuesit myslimanë, të cilët i kërkuan që të divorcohej nga 82 prej 86 grave që kishte, brenda 48 orëve.

Por, ai nuk pranoi duke thënë se ishte misioni i tij “hyjnor” që të vijonte të martohej.

bello - grate

Ai u lidh në martesë 130 herë dhe vetëm 10 prej martesave të tij përfunduan në divorc.  Ai tha për BBC në 2008 –ën se Zoti i kishte dhënë aftësinë për të kontrolluar bashkëshortet e shumta.

Shumë prej grave thanë se fillimisht kishin vajtur te kleriku për t’u shëruar.

Megjithatë ato shpjeguan se nuk mund ta refuzonin kërkesën e tij për martesë pasi ishte urdhër nga Zoti./tvklan.al





Të ngjashme