Vdes foshnja shqiptare, rrëzohet nga kati i 7


Vdes foshnja shqiptare, rrëzohet nga kati i 7

22:04 12/05/2017

Francë – Një foshnje 16 – muajsh ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga kati i 7 i një ndërtesë në Amiens të Francës. “

Francebleu

”, shkruan se ngjarja ka ndodhur të mërkurën dhe sipas prokurorisë franceze pas autopsisë së kryer, rezulton se vdekja e foshnjës me origjinë shqiptare është aksidentale.

Në kohën e tragjedisë, fëmija ishte vetëm në dhomë, ndërsa nëna e tij, një 24  – vjeçare shqiptare, ishte në një dhomë tjetër të banesës.

“Nuk ka asgjë për të dyshuar në sjelljen e prindërve”, është shprehur një nga hetuesit e ngjarjes./tvklan.al

 

 






Të ngjashme