Vdes Kleanthi Koçi – (27 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ka vdekur në moshën 60-vje çare juristi dhe avokati i njohur Kleanthi Koçi. Në kohën kur u mendua se juristi Koçi kishte dalë jashtë rrezikut për jetën dërgimi i tij në itali ka përkeqësuar situatën e tij shëndetësore duke sjellë si pasojë edhe vdekjen e tij.
Kleanthi Koçi lindi në Gjirokastër në vitin 1939, ndërsa në vitin ‘61 mbaroi shkëlqyeshëm studimet e larta dega Juridik. Më pas punon si gjykatës në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Nga viti ’68 ai punon si anëtar i Gjykatës së Lartë. Në vitin ’90 zgjidhet kryetar i kësaj gjykate në mënyrë demokratike nga parlamenti pluralist.
Në vitin ’92 zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë. Koçi është një nga personalitetet më të shquara të drejtësisë shqiptare. Sot në mesditë në shtëpinë e avokatit të njohur, zija kishte pushtuar të gjithë njerëzit e të afërmit e tij të cilët kanë shprehur ngushëllimet familjes së Koçit.
Kështu edhe këtë herë krimi merr një jetë të pafajshme duke treguar se shteti nuk ka bërë ende sa duhet për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur personalitetet e tij./tvklan.al