Vdes Mbreti Hasani II – (24 Korrik 1999)


Vdes Mbreti Hasani II – (24 Korrik 1999)

15:28 24/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbrëm ka vdekur në një spital të Rabatit në Marok Mbreti Hasani II. Lajmi është dhënë nga princi trashëgimtar Sidi Muhamed, i cili u kurorzua në moment me kurorën e Mretit të Marokut. Televizioni shtetëror ka qenë i pari që ka emetuar lajmin, ndërkohë që në xhamitë e Marokut po jepeshin vargjet e Kuranit.

Reagimet për vdekjen e Mbretit Hasani II, kanë mbritur nga shumë personalitete politike botërore. Dalja e tij e fundit në publik ka qenë vetëm disa ditë më parë ku ai ka qenë në krah të francezit Shirak në ceremonin e festimeve të Bastijes.

I njohur për rolin e tij pozitiv në kuadër të paqes mes Izraelit e Palestinës ai është quajtur nga Klinton partizani i paqes. Presidenti Amerikan ka deklaruar se do të marrë pjesë në varrim së bashku me bashkëshorten e tij Hillary. Maroku ka shpallur 40 ditë zie për vdekjen e Mbretit Hasani II. 38 vjet ai ka qenë në krye të Marokut duke udhëhequr vendin me dorë të hekurt./tvklan.al

Gazetar – Mirela Milori






Të ngjashme