Vdes në aksident rrugor 57-vjeçari
Një aksident rrugor i ndodhur në Firence të Italisë i ka marrë jetën një shqiptari 57-vjeçar. Bëhet fjalë për shtetasin Luan Sheko.
4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, por asnjë në rrezik për jetën.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, aksidenti ndodhi në autostradën Firence-Piza-Livorno.
Raportohet se shqiptari po udhëtonte me një makinë me timon në krahun e kundërt, e cila i ka ikur prej kontrollit duke ndaluar në autostradë.
3 makina njëra pas tjetrës kane goditur makinën me të cilën udhëtonte 57-vjeçari.
Tv Klan