Vdes në burg aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari
Aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e Prizrenit.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi deklaroi se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në koma. Sipas tij, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete
,” tha Krasniqi.
Ai deklaroi se policia është duke kryer procedurat e nevojshme.
“Të gjitha ekipet policore së bashku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer procedurat e nevojshme”,
tha Krasniqi.
Sipas
Klan Kosovës
, Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Gusht të këtij viti.
Ditën e premte, deputetët dhe aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosjes shkuan nga Prishtina në Prizren, për të kërkuar lirimin e Astrit Deharit, i cili akuzohej për terrorizëm./tvklan.al