Vdes në moshën 87-vjeçare astronauti që eci në Hënë
Astronauti Xhon Young, i cili vizitoi Hënën dhe fluturoi në misionin e parë të anijeve kozmike, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Ai vizitoi hapësirën gjashtë herë duke përfshirë misionet Apollo dhe Gemini, tha NASA.
Në një deklaratë në Twitter, agjencia shkruan:
“Jemi të pikëlluar nga humbja e austronautit tonë, i cili ishte 87 vjeç. Young fluturoi dy herë në Hënë, eci mbi sipërfaqen e saj dhe fluturoi për misionin e parë të “Udhëtimeve në Hapësirë”.
Karriera e Young në NASA zgjati 42 vjet, gjatë së cilës ai u bë njeriu i parë që fluturoi në hapësirë gjashtë herë. Kur doli në pension në vitin 2004, administratori i NASA-s, Sean O’Keefe tha se
“nëse keni nevojë të kryeni një punë dhe nëse doni që ajo të bëhet mirë, Xhoni është njeriu i parë të cilit duhet t’ia besoni,”
duke e quajtur Young një
“thesar të vërtetë të Amerikës”.
Fluturimi i parë në hapësirë i Young ishte në vitin 1965. Pas një misioni të mëtejshëm të “Gemini” ai shkoi rreth Hënës në vitin 1969. Ai u kthye në satelit në vitin 1972, kur u ul në sipërfaqen e saj për të mbledhur mostra. Young gjithashtu drejtoi anijen kozmike Columbia në fluturimin e saj të parë në 1981. Misioni i tij përfundimtar u bë në 1983. Ish kapiteni i Marinës së SHBA u lind në San Francisko në shtator 1930./tvklan.al