Vdes në operacion gruaja në materitet


Vdes në operacion gruaja në materitet

16:28 26/05/2017

Disa mjekë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” janë vënë nën hetim, pasi një grua 39 – vjeçare ndërroi jetë gjatë një ndërhyrje cezariane për lindjen e fëmijës.

Gruaja ndërroi jetë në orën 12:00 të të enjtes, afërsisht tri orë pasi kishte hyrë në operacion. Materniteti nuk njoftoi policinë, por ajo u vu në lëvizje nga familja e gruas.

Ndërhyrja rezulton se është kryer nga drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj. Bashkë me të kanë marrë pjesë në operacion, edhe asistenit i tij, Fatmir Kopani, dy mjekët reanimatorë, Vjoleta Todhe, Zef Velia si dhe një mjeke tjetër.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe dy infermieret mami, Almira Azuni, si dhe Mirela Dervishi.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas, por burimet  policisë thonë se nga deklarimet e marra stafit të mjekëve që kanë marrë pjesë në operacion, gruaja ka pësuar hemorragji, pas operacionit.

Tv Klan






Të ngjashme