Vdes në traget 12-vjeçari italian, udhëtonte nga Saranda drejt Korfuzit
Një djalë i mitur ka gjetur vdekjen paraditen e kësaj të enjteje në Sarandë, për shkaqe ende të panjohura.
Bëhet fjalë për një djalë 12-vjeçar italian, me iniciale L.K, i cili udhëtonte me një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz. Fillimisht, i mituri ka kaluar në gjendje të fikëti dhe më pas ka ndërruar jetën.
Sipas policisë, ai do të udhëtonte bashkë me familjen e tij nga Saranda drejt Korfuzit. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 12-vjeçarit./
tvklan.al