Vdes një ditë para dasmës, gruaja merr dhuratën e mrekullueshme dy muaj më vonë
Një nuse, dhëndri i së cilës vdiq një ditë para se ata të martoheshin, u mrekullua kur mori një dhuratë nga ai “përtej varrit”, dy muaj pasi ndërroi jetë.
I fejuari i Danielle Cumberworth, Ashley Grant-Smith, vdiq vitin e kaluar ndërsa Danielle kishte shkuar në zyrën e Gjendjes Civile për të përgatitur dokumentet për martesën e tyre. Çifti i kishte zgjedhur unazat e martësës, por pa dijeninë e Danielle, Ashley kishte porositur një unazë tjetër për partneren e tij të dashur. Vetëm dy muaj pasi ai vdiq, pas një beteje dyvjeçare me një lloj të rrallë kanceri në gjak, Danielle mori dhuratën e mrekullueshme.“E mora dhuratën dhe e hapa në makinë, ishte një unazë nga Ashley”.
“Nuk qava, thjesht qesha, ai s’më kishte thënë asgjë. Është një unazë mahnitëse diamanti dhe e përbërë nga flori i bardhë”
, tha ajo përMirror
.“Unaza mori shumë kohë për t’u përgatitur, pasi ishte porositur me një dizanj të veçantë. Unë do ta mbaj gjithmonë si një thesar të çmuar dhe unazat e martesës që nuk u përdorën kurrë”
./tvklan.al