![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2020/06/emergjenca.jpg?fit=1023%2C575&ssl=1)
Vdes një prokuror i Kosovës nga koronavirusi
Prokurori Esat Ademi ka vdekur të dielën në mëngjes si pasojë e koronavirusit.
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
“I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, tha Maloku përmes telefonit.
Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Rreth një muaj më parë kishte vdekur edhe një prokuror tjetër i Gjilanit.
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshin, i cili ishte i prekur me COVID-19, ka vdekur më 18 korrik.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë./REL