Vdes personi i parë që theu barrierën e zërit
Ka ndërruar jetë personi i parë që ka thyer barrierën zanore. Chuck Yeager ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare. Ishte bashkëshortja e saj që dha lajmin e trishtë.
“Me dhimbje të thellë më duhet t’ju them se dashuria e jetës ssime Gjenerali Chuck Yeager ndërroi jetë”, shkruante në Twitter Victoria Yeager.
Yeager hyri në librat e historisë pas fluturimit me Bell X-1, një avion raketë eksperimental në vitin 1947. Më pas ai theu disa rekorde të tjera shpejtësie dhe lartësie duke ndihmuar programin hapësinor amerikan.
Në vitin 1947 më 14 Tetor avioni i Yeager, i quajtur Glamorous Glennis në nder të gruas së tij të parë, u nis në shkretëtirën Mojave për në jugpperëndim të SHBA-së.
Yeager, i cili asokohe ishte vetem 24 vjeç, arriti shpejtësinë e më shumë se 1.225 kilometra në orë. /tvklan.al