Vdes punëtori shqiptar në Greqi


Vdes punëtori shqiptar në Greqi

16:37 24/10/2017

Një punëtor shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht në punë duke transportuar një pallkë të madhe metalike.

Sipas mediave greke, aksidenti në punë ndodhi ditën e djeshme në ishullin e Kretës, ku mbetën të plagosur edhe dy punëtorë të tjerë. Raportohet se shqiptari që humbi jetën është 40 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Ai u transportua në spitalin “Agios Nikolaos” për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, punëtori i dytë i plagosur po mbahet në kujdes intensiv, ndërsa i treti është jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve. Tre punëtorët punonin për një kompani private.

/tvklan.al






Të ngjashme