Vdes tragjikisht 41-vjeçari
Një 41-vjeçar në Pogradec ka ndërruar jetë, teska ka qenë duke rregulluar antenën në tarracën e pallatit.
Policia e qytetit në një njoftim për mediat bën me dije se A.S. 41 vjeç ka qenë duke rregulluar antentën dhe ka rënë nga tarrata e pallatit ku jetonte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe viktima është dërguar menjehërë në spital por nuk ka mundur që të mbijetojë.
Në vendin e ngjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al