Vedat Muriqi u përgjigjet tifozëve


Vedat Muriqi u përgjigjet tifozëve

10:01 10/10/2020

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u është drejtuar me një letër të hapur tifozëve të Kombëtares pas humbjes me Maqedoninë e Veriut. Në letër, Muriqi tregon arsyet pse nuk ishte në fushë dhe kërkon mirëkuptimin e të gjithë dashamirëseve të futbollit.

Me dëshirë të papërshkrueshme kam dashur të jem në fushën e blertë së bashku me skuadrën e shtetit tonë, mirëpo kjo nuk qe e mundur pasi përjetova disa raste fatkeqe.

Para së gjithash, duhet të dëftoj se në periudhën e fundit prej dy muaj e gjysmë kam kaluar nëpër situatë fizike dhe psikologjike të pakëndshme për një futbollist. Në përgatitjet për sezonin e ri me Fenerbahçen, qysh në stërvitjen e dytë, më është lënduar në shkallë të dytë muskuli i prapmë i këmbës së majtë”, shkruan ai.

Ai shton se dhe COVID-19 i ka kushtuar shumë duke e lënë të izoluar për shumë ditë, por shprehet se më shumë e ka penguar dëmtimi në këmbë dhe nëse do futej në fushë nuk do ishte Vedat Muriqi i vërtetë.

“Për asnjë moment nuk kam dashur t’i lë vetë bashkëlojtarët e mi, por rezultatet e të dyja kontrolleve mjekësore ishin të prera: nuk dukej e përshtatshme të zhvilloja ndeshje futbolli tani. Për këtë arsye mbeta jashtë fushës. Ne jemi një ekip kombëtar i mirë. Do të arrijmë suksese të kënaqshme së bashku: ekipi dhe i gjithë vendi. E di mjaft mirë se të bashkuar mund të jemi shumë të fortë e të suksesshëm”, shton sulmuesi.

Reagimi i Muriqit vjen në një kohë kur Kosova ka humbur shansin për t’u kualifikuar në Europian pasi u mund nga Maqedonia e Veriut. Shumë tifozë shpërthyen kundër ekipit dhe veçanërisht Vedat Muqirit./tvklan.al






Të ngjashme