16:52 28/04/2014Këto vizatime dhe skulptura përbëjnë ekspozitën e podujevasit, Veli Blakçori. Është hera e parë që artisti nga Kosova prezantohet për publikun shqiptar.I quan “Vijë dhe Formë”, vizatimet dhe skulpturat që reflektojnë ndjeshmëritë e momentit të Veliut.Personazhet e tij janë të paqtë. Trupi njerëzor dhe veçanërisht ai i gruas, mbetet parësore në vizatimet e tij, duke e sjellë atë në situata të ndryshme. Një ndjeshmëri tjetër e Veliut është edhe figura e kafshëve, si e kalit apo demit, ku autori arratiset nga kaosi i përditshmërisë drejt një tjetër bote pa halle.E hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura, ekspozita mirëpret vizitorët deri në 1 Maj.Tv Klan