Veliaj, darkë me punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit
Darka e ndërrimit të viteve, kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e gjeti në tryezën e punonjësve të Ndërmarrjes së Punëtorëve Nr.1 të kryeqytetit, të cilët edhe në ditë feste kujdesen për të mbajtur pastër qytetin.
Duke u uruar atyre një vit të mbarë, Veliaj shprehu mirënjohjen për punën që bëjnë çdo ditë për një qytet sa më të pastër dhe të rregullt.
Veliaj tha se duke u bërë bashkë, qytetarë dhe punonjës të bashkisë, realizohet çdo projekt për një Tiranë më të mirë.
Tv Klan