Veliaj dhe Rama inspektojnë punimet në 8 konviktet e reja në Kamzë
Në kuadër të programit të Rindërtimit pas tërmetit të 29 nëntorit të 2019, kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Arben Ahmetaj, inspektuan punimet në 8 konviktet e reja në Kodër-Kamzë me një kapacitet për 2200 studentë.
Këto godina do të përdoren si konvikte, por edhe si qendra komunitare që të shfrytëzohen nga qytetarët e zonës.
“Deri në verë përfundojnë karabinatë, mandej do shfrytëzojmë muajt e verës që te jene gati në tetor. Disa nga zyrat e UBT-së do t’i sjellim te konviktet, po ashtu të shërbejnë edhe si qendra komunitare. Do punojmë shume me infrastrukturën, në mënyrë që e gjithë kjo zone mes Tiranës dhe Kamzës të bëhet një nga zonat urbane më cilësore”, tha Veliaj.
8 konviktet e reja që po rindërtohen janë pjesë e Paktit të Universitetit. Godinat do të jenë moderne, me standarde europiane, do kenë ambientet e ngrënies, fjetjes dhe studimit dhe janë konceptuar që të përdoren edhe si qendër komunitare.
Bashkia Tiranës ndërkohë ka filluar punën me dy godina te Mjekësia dhe një godinë në Qytetin e Studentit./tvklan.al