Veliaj: Do gjejmë mirëkuptim për teatrin


Veliaj: Do gjejmë mirëkuptim për teatrin

15:25 20/06/2018

Për debatin që ka nxitur vendimi për shembjen e teatrit Kombëtar kryebashkiaku Veliaj ka folur me banorë të Farkës gjatë turit të llogaridhënies ku mori pjesë sëbashku me ministrin e Drejtësisë.

Për të gjetja e mirëkuptimit është kyçi për zgjidhjen e këtij debati, por dhe çdo problematike apo debati që nxiten nga projektet për investimet në qytet.

“Në disa raste na duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Kjo nuk vlen vetëm për një rrugë lagje, por kudo. Këto ditë kemi pasur takime me artistë, arkitektë e urbanistë për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit për teatrin. Ne, shqiptarët, kemi treguar që kur gjejmë gjuhën, kur komunikojmë, mund të bëjmë rrugë, mund të bëjmë parqe, mund të bëjmë edhe një teatër shumë të bukur, por kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim si bashki, kudo ku kemi ndërhyrë, qoftë duke negociuar me artistët, arkitektët, urbanistët, qoftë me banorët në fshat, që na kanë lejuar të mbjellim pemë, qoftë me ata që na kanë lejuar të bëjmë një trotuar, të shtrojmë një rrugë, është mirëkuptimi mes nesh.”

Pasi rendit të gjitha investimet e bëra në njësinë administrative të Farkës, Veliaj premton të tjera projekte që do të realizohen me buxhetin e këtij viti.

Tv Klan






Të ngjashme