Veliaj, drekë në qendër komunitare


Veliaj, drekë në qendër komunitare

16:58 25/12/2020

Erjon Veliaj nuk e ka prishur traditën edhe këtë vit, duke e festuar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, por kësaj here me më pak të pranishëm për shkak të masave antiCovid.

Kryebashkiaku ndan vështirësitë me të cilat u përballën si administratë në këtë 100 vjetor të kryeqytetit, por është i bindur se gjithçka do tejkalohet.

Ajo që kërkon nga qytetarët e Tiranës është solidariteti me më të pamundurit e më të varfrit dhe siguron që të gjitha shërbimet, që ofron Bashkia do të jenë në gadishmëri në këto ditë festash.

Tv Klan






Të ngjashme