Veliaj fton qytetarët në Maratonën e Tiranës
“Tërmeti dhe pandemia tregoi që ne i përballojmë sfidat”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte i pranishëm në aktivitetin e katërt të “Survivor Games” tek Fushat e Liqenit. Veliaj ftoi qytetarët që marrin pjesë në maratonën e Tiranës.
Veliaj tha se pas dy tërmeteve dhe pandemisë shqiptarët kanë treguar që I mbijetojnë sfidave.
Krybashkiaku tha se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë kryeqyteti europian i rinisë, teksa iu bëri thirrje organizatorëve të aktiviteteve që ta japin idetë e tyre.
Tv Klan